Më duket se u dashurua! Kështu shkruan reperi shqiptar Majk në një foto të mikut të tij Cozman, i cili shfaqet duke u marrë me telefonin.

Vitin që shkoi, Cozman dhe Tuna i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Menjëherë pas ndarjes, u duk se Tuna e harroi shpejt Cozman-in dhe gjeti dashurinë në krahët e Patris Berishës, me të cilin u martua vetëm pak ditë më parë, e madje po pret edhe një fëmijë.

Por pas Tunës është radha e Cozman për të gjetur dashurinë. Reperi tashmë ka një të dashur të re, të paktën kështu ka lënë të kuptohet miku i tij i Babastars, Majk.

Image