Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova kurrë nuk do të arrijë të anëtarësohet në UNESCO, e kjo sipas tij për shkak të shumë shteteve mike që ka shteti serb.

Ai e ka hapur kongresin e 18-të të Federatës Ndërkombëtare për Studimin e Amerikës Latine, duke përmendur disa prej vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
“Këtu përfshihen Meksika, Nikaragua, Guatemala, Kuba, Bolivia, Paraguai, Kili, Argjentina, Brazili, Uruguai dhe Trinidad e Tobago” tha ministri serb, transmeton lajmi.net.
“Kjo dihet nga të gjithë, Kosova kurrë nuk do të hyjë në UNESCO”, shtoi Daçiq.
Ministri serb ka theksuar se Serbia është e interesuar të forocjë raportet me shtetet e Amerikës Latine, duke përmendur edhe heqjen e vizave.
Për çështjen e UNESCO-s, në Kosovë ministri Hoxhaj ka thënë se ende ka kohë që shteti i Kosovës të aplikojë për anëtarësim.