Këngëtarja Dafina Zeqiri ka tash e një kohë që është tejet aktive në fitnes dhe rezultati është mëse i dukshëm.
 
Ajo ia ka arritur të ketë linja për t’u pasur lakmi për të cilat përkushtimin nuk e ndalë për as edhe një ditë të vetme.

Pavarësisht angazhimeve të ditës, Dafina çdo herë ndanë kohë për ushtrime tek të cilat po shkon duke u përmirësuar me secilën ditë që kalon. Një rekord të ri, komplet të ‘çmendur’ këngëtarja e ka shënuar sot.

Ajo ia ka dalë të shpenzojë mbi 1000 kalori në një ushtrim të vetëm i cili është ekuivalent me ngjitjen e 400 kateve, më shumë sesa në ndërtesën më të lartë Burj Khalifa të Dubait, shkruan Prive.al

E gëzuar me rezultatin, Dafina ka ndarë momentin me ndjekësit në Snapchat, mbase edhe për të inspiruar ata që e ndjekin duke qëndruar të rehatuar në shtrat.

dafina-zeqiri1