Kombëtarja e Danimarkës ka fituar minimalisht 1-0 në ndeshjen e Grupit C ndaj Perusë.

Danimarka ka arritur ta nis me fitore Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, pasi mes vështirësive ka marr në fitore ndaj Perusë.

 

Pjesa e parë e takimit ishte pak a shumë e barabartë, por me Perunë që pati rastet më të mira për gol.

Andre Carrillo (13′) dhe Jefferson Farfan (29′) tentuan ta gjejnë rrugën e rrjetës, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Cueva dështoi të shënoj nga pika e bardhë (Getty Images)

Rasti më i mirë në këtë pjesë lojë ishte ai i minutës së fundit, por Christian Cueva humbi një penallti duke goditur lart mbi portë.

Në pjesën e dytë, përsëri Peruja ishte për një nuancë më e mirë, por skandinavët arritën t’i befasojnë duke gjetur golin të parë.

Festa e Poulsenit pas golit të shënuar (Getty Images)

Ishte sulmuesi Yussuf Poulsen (59′) që shënoi për 1-0 pas asistimit të Christian Eriksen dhe me këtë gol ia siguroi fitoren kombëtares së tij ndaj Perusë.

Pas kësaj fitore, Danimarka e sheh veten në pozitën e dytë me pikë të barbarta me liderin Francën, ndërsa Peruja dhe Australia mbeten pa pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6m1363