Një nga ikonat e futbollit botëror, David Beckham, vazhdon me fushatat e tij vetëdijësuese.

Beckham tash ka vazhduar me një prej fushatave të tij, tashmë jo komerciale.

Ylli i madh britanik ka publikuar një video ku tenton të ngrisë vëmendjen për luftimin e sëmundjes së malarias.

“Më ndihmoni që të ngrisim vetëdijen dhe të shprehim përkrahjen për fushatën #MalariaMustDie. Le t’i japim fund malaiars, për të gjithë”, ka shkruar Beckham në videon e publikuar.

Beckham vazhdon të shijojë jetën jashtë futbollit me fushata të ndryshme.

Ai është i martuar prej kohësh me me Victorian, me të cilën që moti është në një lidhje romantike.

Çifti kanë katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Harper dhe Cruz.