Koalicioni PAN shprehet të jetë i vendosur se nuk do të votojë, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit as kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për kryeministër

Këtë qëndrim e ka ritheksuar deputeti i koalicionit LAA, Ilir Deda.

“Ne nuk do ti jap votë Veselit për kryetar te Kuvendit e as Haradinajt për kryeministër. Kjo mjegull e krijuar për numrin e votave do të bie më 3 gusht dhe më pas duhet të ecim tutje. Dhe kjo do të thotë që PDK te propozoj një kandidat tjetër për kryetar dhe pas dështimit të PAN për Qeveri ne dhe VV do ti dëshmojmë presidenti që kemi shumicën ne Kuvend”, ka thënë Deda.