Abedin Zymberi

Deklarata e një platforme shqiptare si bomb e cila ka gjasa të na plasë në dorë, pa e hudhur fare. Unë mandatarin Nikola Gruevski e shof në këndin tim si moment ku Maqedonia po shkonë drejt zgjedhjeve të reja. Kjo deklaratë jona e përgatitur jo profesionalisht me mangësit e saja, ka dy kahje, që për mendimin tim janë mashtruese. Kjo deklaratë e pa analizuar mirë me rrethanat momentale të numrit të mandateve mund të jetë në dëm të shqiptarëve për një arsye shumë të thjeshtë. BDI për 15 vite pati mundësinë ti kushtëzon partitë politike Maqedone me një platformë të tillë, ka pasë mundësinë e ndryshimeve kushtetuese sepse me partnerin e koalicionit në gjitha mandatet e kanë pasur numrin e konsiderueshëm 2/3 për ndryshime kushtetuese. Këtë asnjëherë nuk e ka bërë.

Sot kur asnjë parti politike dhe asnjë lloj kombinimi nuk e arrinë 2/3 e votës në parlament dhe partitë politike dalin me këtë deklaratë e cila kërkon ndryshime kushtetuese. Edhe sikur ta pranon deklaratën njëra nga partitë maqedone është e pa mundur të realizohet. Pra këtu ka diçka që mua më bënë të dyshojë mos vallë me këtë po e shpëtojmë VMRO-në?. Sepse VMRO-ja ndaj maqedonasve do të tregohet shpëtimtare e shtetit (unitarë) Maqedonas duke mos pranuar kët deklaratë, kurse BDI në anën tjetër para elektoratit shqiptarë do të thirret në ,,patriotizmin” e kësaj deklarate. Tash kinse Grujevski nuk pranon nënçmimin, këndej Aliu nuk shkon në qeveri pa pranuar kushtet dhe dëshirojnë ta çojnë shtetin në zgjedhje të reja. Në zgjedjjet e reja do ti mobolizojnë forcat duke u thirrur në këto parime, duan ta fitojnë shumicën e mandateve që formimi i qeverisë së ardhshme mos të jet problem numrash. LSDM-ja nuk është në pozicion për ta pranu atë deklarat sepse edhe ajo nuk do ti ket 2/3 e votave për ndryshime kushtetuese, pra deklarata e pa mundësonë koalicionin me LSDM-në. Dhe ja loja për të shkuar një zgjedhje të reja. Pra e gjithë loja e qeveritarëve është në drejtim të shkuarjes në zgjedhje të reja të cilët edhe për një koh do ta mbajnë peng krizën…