Deklarata e Pogbas pas humbjes nga Brightoni ka nxituar shumë reagime

Paul Pogba e ka nisur sezonin e ri në Premier League si kapiten i Manchester Unitedit.

Në ndeshjen e parë, Pogba ndihmoi Man Unitedit të fitojë ndaj Leicester City, por jo edhe sot ndaj Brightonit.

Mesfushori francez shënoi gol edhe në ndeshjen e sotme, por jo mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen.

Dhe tani, fituesi i Kupës së Botës në Rusi ka pohuar se ai dhe skuadra e tij nuk bën paraqitje të mirë ndaj Brightonit.

”Ne humbëm, nuk e merituam të fitojmë”, tha Pogba pas ndeshjes.

”Sjallja që e patëm nuk ishte siç e deshëm për t’i mposhtur, ata patën uri më shumë se ne”.

”E vendos veten të parin, sjellja ime nuk ishte e mirë sa duhet”.

”Ne vazhduam të provonim por, unë, po humbja shumë topa”, tha francezi.

SHPËRNDAJE