Sulmuesi në top formë këtë sezon me skuadrën e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka këputur ligamentet e gjurit dhe thuhet që do të jetë jashtë fushave të gjelbërta për plot nëntë muaj, e që do të thoshte që karriera e tij futbollistike do të përfundonte qysh tani.

Sulmuesi suedez këtë lëndim e pësoi ditën e enjte në duelin e zhvilluar ndaj skuadrës së Anderlecht në kuadër të Europa Ligë.

Kujtojmë së Ibrahimovic ka kontratë me “ Djajtë e k uqë” deri në fund të sezonit dhe flitej së do ta vazhdonte edhe për një sezon, por nga ky lëndim i pësuar duket që aventura e sulmuesit shtatëgjatë do të përfundoj më shpejtë se siç është pritur.