Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit të mediumeve në seancën e sotme me tre vota “për” ka sjellë vendim për nisjen e procedurave kundër televizioneve “Nova” dhe “Alfa”, për kundërvajtje në bazë të nenit 75 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor, transmeton Zhurnal.

Me tre votat e njëjta ”kundër” Komisioni ka hedhur propozimet për nisjen e procedurave për kundërvajtje ndaj televizionit “Telma” dhe “24 vesti”, për të njëjtin nen të ligjit prej të cilit kërkohet raportim i drejtë, i balancuar dhe korrekt  gjatë periudhës parazgjedhore.

Gjatë ditës së djeshme, Komisioni ka sjellë vendim për nisjen e procedurës edhe kundër televizionit “Sitel”, ndërsa ishte refuzuar edhe procedura kundër televizionit “Alsat”, të dyja në bazë të nenit 75, paragrafi 1.