Disa nga deputetët që votuan në “për” iniciativën e qeverisë për ndryshimet kushtetuese janë nën 24 orë mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë së tyre. Jozyrtarisht nga MPB, thonë se nën mbrojtjen e policisë nuk janë vetëm deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët votuan kundër qëndrimeve të partisë së tyre, por edhe deputetët nga shumica qeveritare.

Disa prej tyre kërkuan mbrojtje, ndërsa për një pjesë ka vendosur vetë policia sipas vlerësimit të tyre.

“Janë marr masat standarde për të garantuar sigurinë. MPB garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe sigurisht edhe të deputetëve”, thonë zyrtarisht nga Ministria e Brendshme.

Pas votimit në Kuvend, kryeministri Zoran Zaev iu premtoi deputetëve se do t’i mbrojë jo vetëm ata por edhe familjet e tyre./Telegrafi/