Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli sonte pas votimit në Kuvend, në Click Plus të TV21 u shpreh se të gjithë ata deputet të VMRO-së që kanë votuar janë me procedura hetimore, raporton TS.

“Deputetët e VMRO-së që votuan janë me procedura hetimore” u shpreh Zendeli

Zendeli nuk komentoi më shumë në lidhje me këtë nëse këta kanë marrë garnaca për amnesti nga kryeminsitri Zaev.

Ndryshe sonte Kuvendi i Maqedonisë votoi po ndryshimit të emrit dhe po marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe po ndryshimeve kushtetuese.

Dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, përkatësisht 80 deputetë, duke përfshirë edhe votat e deputetëve nga opozita VMRO DPMNE, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë pranoi propozimin e qeverisë për të filluar procedurën e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me angazhimet e marra nga Marrëveshja me Greqinë nënshkruar disa muaj më parë në Prespë./TS