Sot, në kanalin Studençishta, që derdhet në liqenin e Ohrit është fundosur anija “Mis Stoun”. Siç thonë dëshmitarët, nga anija është derdhur naftë nëpër gjithë kanalin dhe tashmë ka arritur në liqenin e Ohrit.

Sipas peshkatarëve dje gjithçka ishte në rregull dhe me siguri incidenti ka ndodhur natën, sepse kur kanë arritur në ora 6 të mëngjesit, vaji ishte derdhur tashmë.

Policia thotë se nuk dinë asgjë për incidentin, edhe pse ndërtesa e tyre është vetëm pak metra larg vendit ku anija u fundos. Deri në orën 11, asnjë nga institucionet kompetente nuk kishte dalë për të hetuar këtë incident mjedisor.