Deri në pritje të rezultateve preliminare!

Shkruan Qenan Aliu

Në këtë proces mbi të gjitha ka triumfuar DEMOKRACIA. Numrin e votave dërmuese ,,PËR,, nuk mund ta përmbysë BOJKOTI sepse kjo e drejtë e garantuar nuk numërohet por vetëm konstatohet. Procesi do të mer epilog në KUVEND ,legjitimiteti politik për rrugëtimin e vendit si duket në referendum është shprehur drejt NATOS dhe BE-së.

Alternativa e vetme mbetet që duke pasur parasyshë afatet kushtetuesi për vijimin e procesit nëse javën e parë pas verifikimit të rezultatit përfundimtarë nga ana e KSHZ-së nuk arihet konsensusi për sigurimin e 2/3 -ve të deputetëve për miratimin e VENDIMIT për QASJE në ndryshimet kushtetuese , VENDI menjëherë do të shkojë në ZGJEDHJE TË PARAKOHËSHME si domosdoshmëri.

Vetëm zgjedhjet e parakohëshme është vegla e demokracisë që do të mund të sjellnin raportin e numrave në kuvend për zgidhjen e ngërçit të procesit të integrimit të vendit.

Pavarësisht rezultatit, referendumi ishte KONSULTUES, kjo nuk është as TRIUMF e as diçka APOKALIPTIKE, sfida vazhdon, zgjidhje ka.

Por nuk duhet haruar, padyshim se rezultati i referendumit është pasojë jo vetëm e bojkotit por gjithsesi edhe e disa veprimeve ,,kamikaze,, të kryeministrit Zaev dhe ortakëve të tij në qeveri. Kjo mund të jetë vetëm një ,,vërtetim llogari,, e vogël për z. Zaev karshi një ,,fature,, të madhe që mund ta pësoj, nëse ai vazhdon të përzihet në ,,çorbë,,të të tjerëve.

Maqedonia nuk ka alternativë tjetër .

SHPËRNDAJE