Të gjithë i dimë arsyet e ndalimit të pirjes së duhanit, por kurrë nuk ndërmarrim hapin për ta bërë atë. Studiuesit nga Universiteti Srinakharinwirot i Tajlandës, kohët e fundit kanë publikuar një artikull në gazetën e shoqatës mjekësore, duke prezantuar efektin e limonit të freskët si ndihmës për ndërprerjen e duhanit.

Prova e tyre ishte testuar për gjashtë muaj tek 100 duhanpirës, duke i ndarë në dy grupe, njërit nga të cilët i është dhënë limon i freskët dhe tjetrit grup çamçakëz nikotine. Pas një periudhe prej 9-12 javë, shkencëtarët testuan për sasinë e ndërprerjes së duhanpirjes dhe nivelin e dëshirës. Rezultatet treguan se të dyja grupet shfaqën norma të ngjashme të numrave për dëshirë dhe ndërprerje të duhanit, edhe pse ndoshta me intensitet të ndryshëm. Kështu që, limoni është vërtetuar si alternativë e besueshme duke u dalluar si ndihmës për ndërprerje të duhanit.

Limoni ka dobi të pamohueshme natyrore dhe posedon aftësi të caktuara, duke përfshirë rritjen e sistemit imunitar të njeriut.