Zbulimet e reja të ekipit të shkencëtarëve kanadezë tregon që është e mundshme edhe para shtatzënisë të parashikohet cilat femra do të mund të lindin vajzë, cila djalë.

Tensioni i femrave para se të mbeten shtatzëna do të mund të jetë orientim se a do të lindë vajzë apo djalë, publikuan shkencëtarët e spitalit në Mount Sinai në Toronto.

Deri tani ka pasur shumë besime popullore dhe përpjekje të ekspertëve që të konfirmojnë, mirëpo asnjë akoma nuk ka gjetur bazë në shkencë.

 
 

Femrat me tension të lartë të gjakut sipas rregullit më shpesh lindin djem, ndërkaq ato me tension të ulët të gjakut vajza, publikuan ata.

Shanset që femra me tension të lartë të gjakut të lindë djalë janë për 45 për qind më shumë sesa te femrat me tension të ulët, shkruan Sun.

Përse tensioni ndikon në gjininë e bebes është shumë intriguese dhe do të përpiqemi të zbulojnë shkakun.

Sepse, gjininë e përcakton sperma, varësisht a bartë spermatozoid me kromozom X apo Y – ka thënë udhëheqësi i studimit, Ravi Retnakaran.