Cila janë pritshmëritë e zgjedhjeve vendore të radhës në Maqedoni?
Askush nuk duhet të dyshojë se në prag të zgjedhjeve vendore të radhës në Maqedoni tanimë janë krijuar dy blloqe të mëdha (koalicione parazgjedhore, të hapura dhe të fshehura), mes partive politike maqedonase dhe aty shqiptare.
Në betejën e madhe për pushtet mes partive maqedonase të pozitës dhe opozitës (koalicionet e udhëhequra nga LSDM dhe VMRO-DPMNE), partitë shqiptare edhe më tej sillen si dekor.
Kjo edhe mund të jetë në interes të qytetarëve dhe të shtetit, por, përveç marrjes së pushtetit në disa komuna me shumicë shqiptare, çka do të fitojnë tjetër qytetarët shqiptarë në Maqedoni, përveç ,,djegies” me paramendim të disa politikanëve që ua turbullojnë ujërat pushtetit dhe për krijimin e klimës për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vitin e ardhshëm?
Kjo i ngjan punës së peshkatarit, i cili peshkun e zënë njëherë e hedh sërish në lumë për ta kapur të njëjtin edhe njëherë, sa për ta dëshmuar ,,suksesin” në punën e tij!
Politika nuk është punë eksperimenti dhe argëtimi i njerëzve të papunë dhe pa vizion. Kjo është çështja!

Shkruan:Abdulla Mehmeti
(20.09.2017)