Borussia Dortmund ka dështuar sonte për ta mundur Club Brugge duke rrezikuar kështu vendin e parë në grup
Borussia Dortmund nuk ka arritur që të shënoi gol kundër Club Brugge sonte, pavarësisht se e dominoi takimin që nga minuta e parë.

Gjermanët edhe pse sulmuan në pjesën e parë nuk arritën që të shndërronin në gol rastet të cilat i krijuan.

Ata patën posedimin dhe ishin shumë më të mirë se Club Brugge por nuk arritën që të shënojnë gol.

Kështu pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi në të njëjtin ritëm dhe gjermanët assesi nuk arrinin që të thyenin mbrojtjen belge pavarësisht sulmeve që bën deri në minutën e 70.

Pavarësisht se ata vazhduan presionin deri në minutën e fundit në fund rezultati mbeti i barabartë 0-0.

Borussia Dortmund nëse do të fitonte do të dilte në vendin e parë për shkak se kishte golëdallim më të mirë se Atletico Madrid të cilët mundën Monacon sonte me rezultat 2-0.

Në ndeshjet e fundit, Atletico do të luan kundër Club Brugge në Belgjikë, kurse Dortmund shkon në Monaco.

Në rast se fiton Atletico, atëherë ata do ta kalojnë grupin si të parët, në rast se dështojnë dhe fiton Dortmund në Monaco atëherë ata do të marrin kryesimin e Grupit A.