Një person ka shtënë me armë drejt dy të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çair, në afërsi të marketit Princ.

Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi rastin për Televizionin Shenja dhe shtoi se përleshja e armatosur ka ndodhur sipas të gjitha gjasave, për shkak të mosmarrveshjeve financiare, respektivisht për çështje borxhesh. Por fatmirësisht nuk ka as të lënduar e as viktima. Personi që ka shtënë me armë dhe ata drejt të cilëve është gjuajtur po merren në pyetje në polici dhe pas zbardhjes së rrethanave, policia tha se do të dalë me detaje.

“Ju konfirmojmë se ka ndodhur një përleshje e armatosur në Çair por për shkaqe të hetimit, për momentin nuk do ti përmendim as inicialet. Në përleshje kanë marrë pjesë tre persona, njëri ka shtënë dhe dy të tjerët kanë arritur të shpëtojnë prej tij. Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për hesape të pa qëruara financiare”, na thanë nga MPB. /SHENJA/