Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një kanal në afërsi të fshatit Bllacë. Ministria e Punëve të Brendshme informon se aksioni është ndërmarë nga Njësia për parandalimin e tregëtisë me armë pranë sektorit për Punë të Brendshme Shkup, në bashkëpunim me drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim, njësia alfa dhe njësia për mbikqyrje të ngjarjes dhe analizës.

MPB

“Janë gjetur dy raketa dore M57, shtatë bomba dore,  pesë ndezëse për bomba dore, mitralozë me origjinë kineze, mitralozë me flakë 7,62 mm I prodhimit rus, pushkë automatike AK 7.62 mm, tre karikatorë të zbrazur për pushkë automatike dhe tre thasë me të mbushur me  2.141 plumba të kalibrit 7.62 mm”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se  Departamenti i Punëve të Brendshme, ka kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe armatimi është  larguar dhe me urdhër të Prokurorit  do të dorëzohen në Departamentin për përgatitjen e analizave teknike.

Departamenti i Punëve të Brendshme është duke marrë masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të ngjarjes penale, çka më pas në konsultim me kompetentë të Prokurorinë Themelore Publike-Shkup, do të vijojnë procedurat dhe masat e duhura. /SHENJA/


SHENJA 1 _22.07.2017 by tvshenjaofficial