Gjykata e Apelit në Shkup sot i shpalli vendimet e marra pas ankimimeve të 10-të të akuzuarve në rastet që i hapi Prokuroria Speciale Publike.

Ankimimet e të akuzuarve janë refuzuar  si të pabaza dhe në pajtim me këtë pa pasaporta mbeten ish nënkryeministri për Çështje Ekonomike, Vladimir Peshevski, redaktori i televizionit Sitel, Dragan Pavloviq – Latas dhe dy vëllezërit e ti Zvezdan dhe Sërgjan Pavloviq dhe ish drejtori i Ndërmarrjes Publike  për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski. Pa pasaportë mbeten edhe pesë të akuzuar në rastet e ngritura nga PSP.

Paraprakisht, u refuzua edhe ankimimi i gazetares Ivona Talevska si dhe ankimet e të akuzuarve në rastin “Tortura” midis të cilëve  ish shefi i Alfave Ivica-Ançevski-Puki  dhe katër policë të Alfave.