“Juven na mbetet vetëm ta komplimentojmë, sepse është një skuadër me mentalitet fituesi”.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka folur për titullin kampion të Juventusit.

Ai tha se bardhezinjtë e fituan atë sepse kanë mentalitet fituesi.

“Juven na mbetet vetëm ta komplimentojmë, sepse është një skuadër me mentalitet fituesi”, deklaroi Di Francesco.

“Ne duhet të punojmë shumë dhe të ndërtojmë një mentalitet të tillë, për të bërë gjëra të mëdha”, shtoi ai.

Roma-Juventus u mbyll pa fitues dje, 0:0.