Një diamant i rrallë i njohur si ”Pink Star” është shitur në Hong Kong për më shumë se 71 milion $ duke vendosur një rekord të ri botëror për çdo gur të çmuar në ankand.

Guri oval 59.6 karat, u ble vetëm pesë minuta  pas ofertimit, përcjellë Klan Kosova.

Për vlerën 83 milion $ ky diamant u shit në Gjenevë në vitin 2013 por blerësi nuk kishte kryer pagesën me kohë.