Në vitin 2014, në zgjedhjet lokale, Kryetari i LSDM, Zoran Zaev, tregoi gadishmëri për ti ndihmuar kandidatit të PDSH pë Tetove Sadi Bexhetit, që kishte kunderkandidat kryetaren aktuale Teuta Arifin.

Zaev kishte dashur të krijoj raporte me PDSH duke tentuar ti ndihmojë qe votat e LSDM të shkojnë për kandidatin e PDSH-së, duke menduar se PDSH është parti opozitare, e cila më pas doli se kishte pasur afërsi dhe realacione të shkëlqyera me VMRO-në dhe Nikolla Gruevski.

Kjo gadishmëri e Zaevit, nuk u prit mire nga Menduh Thaci, i cili në disa paraqitje e denoncoi liderin e LSDM-së se e paska shqetësuar disa herë Zaev me porositë dhe sms e dërguar Menduh Thacit.

Më këtë gjest atë bote Menduh Thaçi zbuloj edhe një sekret se nuk paska qene aspak i intetesuar për ndihmën e LSDM për Sadi Bexhetin, ngase të njejtën ndihme e ka refuzuar, ku më pas Teuta Arifi, fitoi garën si Kryetare e Komunës së Tetovës.

Një fakt tjetër ishte se PDSH në asnjë mënyre nuk donte ti prishte raportet me partnerin strategjik VMRO-në.

Nëse i bëjme nje retrospektivë ngjarjeve, tani pothuajse janë ndruar raportet politike, ku tani Menduh Thaci e lut Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin qe të bëhet pjesë e Qeverisë madje vetēm me nje drejtori./fol.mk/