Dikur këndonin bashkë “Je gjithçka”, por…

Noizy dhe Eni Koçi më parë kishin një marrëdhënie shumë të afërt si dhe bashkëpunime në muzikë, por ky bashkëpunim mes tyre më vonë u prish. Këngëtarët nuk flisnin më me njëri-tjetrin por si duket edhe në rastin e tyre funksionon ajo shprehja: “ koha shëron gjithçka”. Pasi reperi prishi marrëdhënien me Encën, rregulloi atë me Eni Koçin.

Kështu, Eni dhe Noizy ndoqën sërish njëri-tjetrin në Instagram, madje mësuam edhe çfarë ishte këngëtarja për 30 vjeçarin. Teksa ajo doli në një video live , spikati komenti i reperit që i shkruan Enit: “Çerr”.