Shkruan Qenan Aliu

– Si do të veprojë Gjorgje Ivanov lidhur me besimin e mandatit kësaj rradhe,

– Sa do të jetë konsekuente Lsdm-ja lidhur me negociatat e mundshme me faktorin shqiptarë,

– Apo cili do të jetë epilogu i fundit me këto negociata për formimin e qeverisë me opozitën maqedonase,

– A do të jetë pjesëmarse në këto negociata eventuale edhe ndonjë nga subjektet tjera politike shqiptare së bashku me BDI-në PËR SHKAK TË NUMRIT TË MANDATEVE PËR SHUMICËN PARLAMENTARE ,

– SI DO TË GJINDET KOMPOROMISI SË PARI PËR TË ZGJEDHUR KRYETARIN E PARLAMENTIT,dhe a do të thoshte kjo zgjedhje edhe sigurimin e shumicës parlamentare,

– Poqëse dështojnë negociatat eventualisht edhe me Lsdm-në, a do ti besohet formimi i qeverisë edhe mandatarit të partisë së tretë për nga numri i mandateve ,

– Nëse evetualisht dështojnë këto opcione, kjo qeveri aktuale nuk mund të organizojë zgjedhje për shkak të dispozitave të kodit zgjedhorë mbase edhe nuk ka premier dhe disa ministra

, – Çfarë formati i qeverisë do të mund ti organizojë zgjedhjet eventuale dhe si do të mund të votohet ajo qeveri , pas një Përzhino 3 apo më ndryshe,

– Nëse është intenca e mazhorancës një dekadëshe për ta çuar vendin në zgjedhje tjera, atëherë , a do të ketë shumicë për vetshpërbdarje të parlamentit dhe se kjo variant a do të mbështetet nga opozita maqedonase, – A do të dorëhiqet eventualisht presidenti Ivanov ,

– A ka të përcaktuar me normë pozitive se cili organ apo trup është kompetent për interpretimin e dispozitave të kushtetutës kur ajo është e nevojshme si fjalë e fundit,

– Çfarë mund të përfitojë politikisht BDI-ja evetualisht me zgjedhjet e reja , apo kjo eventualisht mund ti kushtojë edhe më keq,

– Cili do të jetë ndikimi i faktorit ndërkombëtarë ,

Këto dhe shumë dilema tjera do duhet të marin përgjigje me veprime konkrete politike, në afate të përcaktuara. Politika kërkon , gjakftohtësi, guxim, kulturë ,kompromis dhe rrespektim të ndërsjellë , kuptohet përveç çështjeve që janë të konfirmuara shkencërisht dhe me praktika demokratite si të pa negociushme !