Deputeti Ilija Dimovski i dërgon letër të hapur Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, në të cilën reagon në saj të thyerje të vrazhda të procedurave ligjore në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Është e palejueshme në një shtet demokratik që pretendon të jetë pjesë e NATO- dhe UE të shkelen regullativat ligjore që janë të vendosura në Rregulloren e punës në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.Qëllimi juaj që sa më shpejt të miratoni Ligjin për përdorimin e gjuhëve është thyerje e shumë neneve të Rregullores.Ju keni thyer nenin 118, alinea 4 të Regullores e cila parashikon grup punues dhe Komisionin përkatës për këtë ligj.Sipas Rregulores së punës duhet grup i përcaktuar që do të merret me vendimin e Ligjit për gjuhën shqipe dhe jo siç ështç në këtë rast Komisioni për çështje evropiane”.Në kundërshtim me vendimin dhe Rregulloren e punës ju si komision amë për shqyrtimin e Ligjit për pëdorimin e gjuhëve keni përzgjedhur Komisionin për çështje evropiane.Ky Komision deri më tani nuk ka qenë i emëruar si komision për problematika të këtilla.
Keni thyer nenin 135 alinea 4 në të cilin theksohet se ligji përmban dispozita ligjore për të drejtën e UE dhe aktin zgjedhor , dhe në saj të kësaj procedurë ju keni keqpëdorur flamurin evropian me një qëllim të vetëm , të arrini te Ligji për përdorimin e gjuhëve në kundërshtim më dispozitat dhe rregullativat ligjore. Mosrespektimi i ashpër i neneve të ndryshme nga Rregullorja e punës do të thotë thyerje e procedurave ligjore në Parlamentin e RM.Në saj të këtij mosrespektimi menjëherë të ndalohet procedura dhe të mënjanohen mangësitë si dhe jo kushtetutshmëria ligjore.
JU dëshmoj se partia e VMRO-DPMNE dhe koalicioni ,, Për një Maqedoni më të mirë,, janë të gatshëm për debate, por ky debat duhet të jetë në suazat e procedurës Kushtetuese.Me qëllim që të ndalohet procedura e këtij propozim ligji, në përputhje me nenin 145 nga Rregullorja e Parlamentit të Maqedonisë duhet të realizohet diskutim i hapur.Në këtë diskutim duhet të ftohen njerëz profesionistë, profesorë të gjuhës maqedonase, profesorë të gjuhës shqipe, gjuhë turke, gjuhës boshnjake, profesorë të gjuhës rome, gjuhës vlllehe, të ftojmë profesorë të Fakultetit Juridik në Maqedoni, praktikantë të cilët haptas të debatojnë për përdorimin dhe miratimin e këtij ligji”.
Kushtetuta, Rregullorja, ligjet dhe procedura duhet të respektohen,-thuhet në letrën e hapur të Ilija Dimovski dhe gjithë deputetëve të VMRO-DPMNE, kryetarit të Parlamentit të RM, Talat Xhaferit.
“Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU.”