Dashamirësit e veturave Porsche, i kanë përmbledhur në një video disa nga modelet më të mira që dëshmuan shpejtësinë gjatë këtij vitin në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë.

Në mesin e tyre ka vetura që ende nuk janë prezantuar, ndërsa ishin të kamufluara gjatë fazës së testimit, transmeton Telegrafi.

Ka makina që pritet të lansohen së shpejti, ndërsa nuk mungojnë edhe pronarët e veturave sportive që paguajnë nga 29 euro për të vozitur në shtigjet e mbyllura.

Më poshtë mund të shihni këto vetura në lëvizje, ndërsa deri në fund të vitit pritet të ketë edhe përmbledhje tjera të ngjashme.