Shkruan Abdulla Mehmeti

Përderisa vota e deputetëve shqiptarë është vendimtare (e drejta e garantuar me kushtetutë për votim të dyfishtë, parimi i Badenterit), pse duhet t’u hidhërohemi të tjerëve për gjendjen e mjetueshme (nënshtrimit) të shqiptarëve në Maqedoni?!

Ndryshimet kushtetuese aktuale në Maqedoni në lidhje me Marrëveshjen e Prespër (për ndryshimin e emrit të shtetit), e që kanë të bëjnë edhe me statusin e popullit shqiptar (deri më sot pakicë kombëtare), PREAMBULA dhe të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, NENI 7 (deri më tani gjuhë që e flasin mbi 20% e qytetarëve), nuk mund t’u imponohet shqiptarëve pa votën e përfaqësuesve të tyre (deputetëve shqiptarë (PARIMI I BADENTERIT, VOTIMI I DYFISHTË), sikur për këto ndryshime të votojnë jo 2/3 e deputetëve të Parlamantit të Maqedonisë, por edhe mbi 100 deputetë të tjerë (joshqiptarë)!

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, neni 131, paragrafi 4:

„Vendim për ndryshimin e Preambulës, neneve të vetadministrimit lokal, nenit 131, cilësdo dispozitë që ka të bëj me të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive etnike, përfshirë veçanërisht nenet 7, 8, 9, 19, 48, 56, 69, 77, 78, 86, 104 dhe 109, si dhe për vendimin për shtimin e çfarëdo dispozite të re, që ka të bëjë me përmbajtjen e atyre dispozitave dhe neneve, do të jetë e nevojshme shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, me ç’rast medoemos duhet të ketë shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët u takojnë bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë.“