Për disa, fillimi i dhjetorit shënon fillimin e kohës më të mrekullueshme të vitit. Por, për shumicën e studentëve të universitetit, javët që vijnë paraqesin provimet përfundimtare, stresin në rritje dhe dispononim negativ.

Studimi i ri i Concordias tregon se të ndjerit keq, mund të përmirësojë suksesin akademik të nxënësve.

Një studim i publikuar në Psikologji Zhvillimore nga Erin Barker, profesor i psikologjisë në Fakultetin e Arteve dhe Shkencave  të Conkordiast, tregon se nxënësit që ishin më së shumti të lumtur gjatë katër viteve të tyre në universitet, por që kanë përjetuar  edhe disponim negativ, kanë nota më të larta në kohën e diplomimit.

 Në të kundërtën, studimi gjithashtu konfirmoi se studentët të cilët kanë përjetuar nivele të larta të disponimit negativ, dhe nivele të ulëta të disponimit pozitiv,  shpesh përfunduan me nota të ulëta, transmeton KosovaPress.

 “Studentët shpesh raportojnë  se përjetojnë nivele të larta të ankthit dhe simptomave depresive”, thotë Barker, i cili është gjithashtu  anëtar i Qendrës për Kërkime në Zhvillimin Njerëzor.

 “Ky studim tregon se ne duhet t’u mësojmë atyre një strategji për të menaxhuar emocionet negative dhe stresin në mënyra produktive, dhe për të ruajtur përvojat pozitive emocionale”, shtoi ai.

Studimi ka përfshirë rreth 187 studentë.