Manifestimi qendror i karnavalit ndërkombëtar “Proçka 2018” do të mbahet sot në Prilep me shfaqjen e nxënësve para komisionit, i cili do të zgjedh maskat më të mira sipas kategorive dhe më pas do t’u jepen edhe çmime.

Pjesën zyrtare të karnavalit do ta ndjek edhe delegacioni i Federatës Evropiane të Karnavaleve të Qyteteve, i udhëhequr nga kryetari Henry Van der Kron.

Në garë do të marrin pjesë grupe karnavalesh nga Budva, Banja, Beogradi, Korça, Rateva, Strumica dhe qytete tjera.