Luca Zidane, djali i Zinedine Zidane, debutoi me skuadrën e parë të Realit të Madridit.

Babai e futi në lojë djalin e tij në minutën e 72 të ndeshjes miqësore që skuadra madrilene zhvilloi me një formacion yjesh të kampionatit amerikan të futbollit.

Luca nuk arriti dot të shmangte golin e barazimit të kundërshtarëve, në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-1 dhe që në fund e fitoi Reali me 11-metërsha.

Djali i trajnerit Zinedine Zidane luajti 8 ndeshje gjatë sezonit të kaluar me skuadrën e dytë të Realit, ndërsa këtë sezon do të jetë portieri titullar i saj.

Gjithashtu, plani i klubit është që Luca të jetë portieri i tretë i skuadrës së parë.
Në ndeshjet miqësore të verës, Luca Zidane ishte lojtari i vetëm që nuk kishte luajtur asnjë minutë.