Modelet e Victoria’s Secret janë të njohura për bukurinë e tyre dhe trupat e mirë.

Ato janë ndër vajzat më të bukura të cilat mund t’i shihni. Por, a e dini se si duken ato pa makijazh?

Telegrafi jua sjellë disa fotografi të tri modeleve të njohura të Victoria’s Secret, ku mund të shihni se si duken pa makijazh:

Helena Christensen

Helena Christensen dikur ka qenë modele e Victoria’s Secret. Ajo është e interesuar në fotografi dhe muzikë. Në vitin 1986, Helena e kishte fituar kurorën e Miss Universe të Danimarkës.

Mariacarla Boscono

Boscono ka lindur në qytetin e Romës. Ajo ka qenë në ballinën e revistës ‘Vogue’ disa herë, ndërsa gjendet në listën e top 15 modeleve më të paguara në botë. Në fotografinë e mëposhtme mund ta shihni si duket ajo pa makijazh.

Lara Stone

Lara Stone është modele gjermane, e lindur në vitin 1983. Kur kishte qenë 15 vjeçe, ajo kishte marrë pjesë në garën e bukurisë të ‘Elite Model’, por nuk kishte fituar. Sidoqoftë, agjencia e modelimit ‘Elite’ ishte impresionuar nga performanca e saj dhe e kishte punësuar atë. Përveç Victoria’s Secret, ajo ka bashkëpunuar edhe me brende tjera si Louis Vuitton, Versus by Versace Fragrance, Jaeger, etj.