Dortmundi humb, por kualifikohet në Ligë të Kampionëve

Borussia Dortmund është kualifikuar për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, përkundër humbjes ndaj Hoffenheimit në udhëtim të shtunën pasdite.
Në javën e fundit të edicionit 2017/18 të Bundesligës gjermane, Dortmundi i shkoi Hoffenheimit dhe u mposht 3-1, raporton Gazeta Express.

Kjo humbje nuk ia pamundësoi kualifikimin në fazën e grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve Dortmundit, pasi e siguroi vendin e katërt në renditje falë gol dallimit më të mirë se Bayer Leverkusen.

Hoffenheim, Dortmund dhe Bayer Leverkusen, të renditura në vendet tre, katër dhe pesë, të gjitha e mbyllen kampionatin me pikë të barabarta, por vetëm Hoffenheim dhe Dortmund i bashkohen kampionit Bayern Munich dhe nën kampionit Schalkes në kualifikimin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

SHPËRNDAJE