Agjencia e lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se javën që vjen BDI-ja pritet që të emërojë edhe shefin e shtabit të fushatës së Referendumit që pritet të udhëheqë gjithë këtë kampanjë deri në fund pra ditën e votimit më 30 shtator, shkruan Zhurnal.mk.

Si një nga kandidatët më të përfolur për të drejtuar këtë kampanjë është emri i Atilla Rexhepit.

Rexhepi, me profesion mjek deri më tani ka mbajtur disa poste duke qenë kryetar i degës në Tetovë e drejtor i Spitalit klinik në këtë qytet.

Ndryshe qeveria tashmë ka nisur edhe zyrtarisht fushatën e mbajtjes së Referendumit që pritet të votohet më 30 shtator, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që të bëj një fushatë në kuadër të Referendumit para votimit më 30 shtator.