Një supë e shijshme, kremoze, e cila do t’iu ngroh në ditët e ftohta të dimrit. 

Përbërësit:

1 kg kërpudha,
1 qepë,
2 thelpin hudhre,
1 l ujë,
200 ml ajkë për gatim,
1 lugë gjelle miell,
2 lugë gjelle gjalpë,
Kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Në një tenxhere skuqni qepën dhe hudhrën e grirë imët.Pastroni kërpudhat, copëtojini dhe hidhini tek tenxherja me qepët dhe hudhrën. Ziejini derisa të shterrohet uji i tepërt.Shtoni miellin dhe hidhni ujin. Supa zihet për 15 minuta ose derisa të zbuten kërpudhat.Pastaj supën e zier bluajeni në blender.Në fund shtoni ajkën e gatimit dhe kthejeni në zjarr derisa të marrë valë.

Ju bëftë mirë!