Pak ditë pasi u mësua në opinion se Sulejman Rushiti, ish ministër i Arsimit dhe Shkencës do të jetë kandidat, tashmë i sigurtë, për kreun e Gostivarit, BDI ka mobilizuar merecenarët e saj që të sulmojnë regjisorin e e njohur nga Gostivari.

Ish gjenerali në pension, që kinse ka qenë pjesë e UÇK-së në 2001, Petrit Mënaj që tashmë njihet si mercenarë i BDI-së, ka shprehur hapur qëndrimin e tij pro Nevzat Bejtës, madje duke e lavdëruar atë. Këto përkrahje , kinse nga figura të njohura ushtarake që përbëjnë një segment të rëndësishëm të opinionit publik, janë të njohura dhe tepër të ulëta të cilat nuk meren parasysh. Petrit Mënaj ishte po ai që për favore personale botoi një libër pro figurës së Ali Ahmetit të cilin e kishte sharë më herët. Kjo mënyrë e involvimit politik të këtyre personaliteteve është jo efektive madje vetëshkatërruese për ata që i instrumentalizojnë deri në këtë pikë. Si Petriti njëjtë dhe Kimi, e shumë “Petrita” dhe “Kimëra” të tjerë, vardisjen ndaj figurave dhe subjekteve politike herë me sharje e herë me lëvdata e kanë kafshatë të gojës. Ata ushqehen dhe jetojnë më këtë mënyrë të sjelljes dhe veprimit e cila s’ka pikë ngjizjeje me moralin dhe karakterin njerëzor. Të dalësh në mbrojtje të Xatit kundrejtë një figure të ndritur siç është Sulejman Rushiti është njëjtë sikur të thuash se gremina është më e nevojshme se kopshti.

Rreziku që ndjen BDI dhe Nevzat Bejta nga kandidimi i Sulejman Rushitit, ka bërë që ata të reagojnë në këtë mënyrë duke lënë të kuptohet se BDI akoma nuk po ç’rrënjoset nga mentaliteti i vjetër politik !