Mediat serbe janë “tërbuar” pas dronit në Shkup me flamurin e “Shqipërisë Etnike” gjatë ndeshjes së futbollit në stadiumin e Shkupit.

Gazeta serbe “Kurir” shkruan se “Në një ndeshje futbolli në Maqedoni mes Shkupit dhe Vardarit që u zhvillua të dielën, siç raportuam edhe atë ditë u shfaq një dron, i cili mbante flamurin e Shqipërisë së Madhe”.

Sipas saj, flamuri ishte ai që u shfaq edhe në ndeshjen e famshme mes Serbisë kundër Shqipërisë në Beograd, me qëllim ndërprerjen e ndeshjes.