Ylli i muzikës pop, tani 22 vjeçe, Dua Lipa, tregon me krenari prejardhjen e saj nga Kosova. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka shpërndarë një fotografi të librit “Kosova në periudhën e rindërtimit”, shkruar nga gjyshi i saj, Seit Lipa.

“Gjyshi im Seit Lipa ishte drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës, gjatë viteve 1990-1995. Dëshiroj të tregoj historinë tonë dhe përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që shkoj dhe në çdo intervistë që unë jam nga Kosova”, shkruan Dua Lipa.

Këngëtarja e hitit “New Rules”, së fundmi ka fituar disa çmime në Brit Awards.