Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dhënë së fundi një intervistë për Spin Magazine, ku ka zbuluar shumë detaje nga rreth jetës private dhe karrierës muzikore.

Dua, këngëtarja që po lufton për majat e karrierës muzikore, kështu nis artikulli për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Duke folur se si ka arritur të depërtojë fuqishëm skenat e mëdha botërore, Dua gjithashtu rrëfeu  se kush janë artistët, nga të cilët frymëzohet këngëtarja.

Bob Dylan dhe Destiny Child, janë pikërisht artistët, rrugën e të cilëve do donte të ndiqte.

Ajo ka treguar edhe një detaj mjaft interesant rreth jetës private,  saktësisht, çfarë ka punuar ajo para se të bëhej e famshme.

“Kam punuar si  mikpritëse të ftuarve, në një restorant meksikan, megjithëse kurrë nuk më kanë pëlqyer restorantet meksikane. Shumë njerëz deheshin, dhe krijonin rrëmuja, ishin pikërisht këto momente që më bënë të hiqja dorë nga ajo punë” ka thënë Dua për revistën Spin Magazine.

Gjithashtu këngëtarja e hitit ‘Hotter than Hell’ ka thënë se idol ka Beyoncen, Nelly Furtadon dhe Pink.

auto_d11478166594