Duraku: Për kë bien këmbanat?!!

Shkruan: Shefik Duraku

Kjo copë toke,me këta kufijë administrativ ku jetojmë e veprojmë,e quajtur Maqedoni,një krijesë e AVNOJ-it dhe më pas me ardhjen e pluralizmit e pavarur nga 1991,është faktë se ka kaluar faza të ndryshme dhe ka përjetuar ndryshime jo shumë të theksuara në aspektë të organizimit politik.

Por, është e vërtet se ka përjetuar kriza të ndryshme politike,por kriza që ka qenë permanente është ajo ekonomike që vazhdonë sod e kësaj dite duke u thelluar dita ditës.
Problemi qëndron në faktin se ky shtet themelet i ka të ngritura mbi parimin e vjedhjes që ne si qytetarë na e kan paraqitur si privatizim të pronës shoqërore në vitet e “90-ta.
Ne si Shqiptarë kemi qenë të përjashtuar nga ky procesë ,,hajnije” dhe me të drejtë çdo herë e kemi kontestuar mënyrën se si është ngritur ky shtet duke filluar nga referendumi për mëvetsim deri te kushtetuta dhe tani kemi arritur në fazën kulmore kur vetë Maqedonasit me bisedimet që po zhvillojnë me palën Greke po e pranojnë se edhe emrin e kanë të vjedhur.
Po ku jemi në Shqiptarët në këtë proçes të (ç)thurrjes së Shtetit.
Çdo herë duke u servilosur herë përball faktorit ndërkombtarë herë përballë pa-ftësisë sonë politike,çdo herë këtë të dytën e kemi arsyetuar me mos-prishjen e raporteve me miqtë tanë ndërkombtarë,duke treguar naivitetin tonë politikë nga fakti se ,,faktori ndërkombtarë” është faktor mbi parimin ,,i forti i vendos rregullat” dhe kjo nuk mundë kë kuptohet ndryshe,por ne i kemi përzier nocionet ,,pertner” dhe “puntorë”
Nëse veprojmë edhe tani siç kemi vepruar në të kaluar duke ju shërbyer të tjerëve vetëm si dekorë për të arsyetuar veprimet e tyre para faktorit ndërkombtarë atëherë vërtet me të drejtë mundë të pyetemi se a meritojmë të jemi popull shtetformues ose jo?

Deri tani nuk jemi sjellur si popull shtetformues po themë për elitën politike sepse populli ka dhënë prova shumë herë se ka kapacitete por elitat politike kanë dështuar në gjitha proçeset si pasojë e politikës korruptive dhe të kontrolluar nga shteti.

Bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë duket se shkojnë drejtë dështimit dhe ne sillemi sikur nuk ndodhë asgjë.
Ky është një problem që duam ne ose nuk duam e vë në lëvizje gjithë rajonin dhe prishë ekuilibrin dhe ashtu të pa-qëndrueshëm politikë të bazuar mbi status-quo e BE -së.
Nëse analizohet situata momentale në Ballkanë ne si Shqiptarë gjithandej si në Shqipëri (çështja e kufirit detarë me Greqinë) në Kosovë (demarkacioni me Malin e Zi dhe Veriu i Kosovës) dhe këtu në Maqedoni (bisedimet për emrin e shtetit) lehtë mundë të konstatojmë se jemi në një udhëkryq si Kombë dhe vetëm veprimi si një kombë mundë të ofroj një zgjidhje dhe të qartësojë të ardhmen tonë.
Çka nëse dështojnë bisedimet për emrin?
D,M,Th-në bllokim i proçesit euro-atlantik,ekonomia e shtetit në kokapsë dhe krizë politike.
Në këtë rastë secili do zgjedhë rrugën e vet dhe kjo më kujton deklaratën e para disa viteve të sekretarit amerikan Xhon Keri se Maqedonia gjindet në vijën e zjarrit.
Pse po i them të gjitha këto?
Sepse më duket se nuk jemi në nivelin e seriozitetit të situatës dhe ja kemi fut ,,luksit politikë” për pak plaçkë pushteti duke formuar parti në çdo “muhallë” me të vetmin qëllim t’ja sigurojmë vetes pak pushtet.
Kur të tjerët luftojnë për Shtet,fatkeqsisht Ne ( Në Shqipëri,Kosovë,Maqedoni) jemi duke luftuar mes vete për pushtet dhe privilegje personale.
Jo që ndonjëher kemi vepruar më mirë,këtë edhe historia na e mësonë por asnjëherë skemi marrë mësim nga e kaluara..

SHPËRNDAJE