Studentët shqiptarë në Maqedoni siç duket u zgjuan nga gjumi. Protestat në Tiranë ua tërhoqën vëmendjen dhe filluan t’ua ngacmojnë ndërgjegjen dhe ti kujtojnë se këtu në Maqedoni jo çdo gjë shkon për mrekulli. E në fakt ka shumë gjëra nuk shkojnë siç duhet.

Pas disa paralajmërimeve dhe shumë konsultimeve, sot u themelua Grupi Nismëtar për Organizimin e Protestave Studentore. Është një grup i krijuar prej studentëve, të cilët të indinjuar nga kushtet në të cilat studiojnë dhe nga nënçmimet që iu bëhen nga udhëheqësia e Universiteteve apo edhe Ministria e Arsimit, kanë vendosur të ngrenë zërin dhe vetë ta ndryshojnë këtë gjendje.

Durimit i erdhi fundi thonë studentët. Grupi Nismëtar gjatë ditës së sotme nxorri kërkesat e studentëve drejtuar udhëheqësive të universiteteve, Ministrisë së Arsimit, Qeverisë dhe Politikës në përgjithësi.

Dhe kjo ishte ajo xixa para shpërthimit të madh, sepse me qindra e mijëra shqiptarë anekënd Maqedonisë, por edhe jashtë saj, kanë dërguar mesazhë përkrahëse dhe inkurajuese, duke thënë se më në fund rinia shqiptare në Maqedoni po fillon të zgjohet dhe ta marrë në duar të veta drejtimin e fatit të tyre.

Sipas burimeve tona, Grupi Nismëtar ka marrë mbështetje të parezerve nga ideatorët e fushatës “Dont’t you 20 me”, që po kryen një punë të mrekullueshme në vetëdijësimin e qytetarëve dhe përfaqësuesëve politik në vend, se tani është koha kur çështja shqiptare në Maqedoni të zgjidhet prej aty ku është baza e burimit të problemev të tyre, te Kushtetuta e shtetit.

Edhepse dita e protestës nuk është caktuar akoma, mobilizimi që bëhet në rrjetet sociale dhe mediat e vendit është i jashtëzakonshëm dhe janë të shumtë në numër ata që thonë se duhet që nesër të dalin në rrugë e të protestojnë.

“Ju lumtë, më në fund një lajm i bukur. Nëse në kushtet e vitit 68 sistemi shtetëror nuk mundi ti ndalë studentët dhe protestuesit shqiptarë, sot në këto kushte të kësaj teknologjie, askush nuk duhet të dalë para jush. Forca shqipe”

Diaspora është me ju’- shkruan një shqiptar nga diaspora.

“Poshtë klanet politike që kontrollojnë universitetet”- thotë një komentues tjetër.

“Studentët duhet të jenë ata që reagojnë dhe ndryshojnë mendjen e mbrapshtë të politikanëve tanë. Ka ardhur koha që ju të ngriheni dhe t’ua tregoni vendin këtyre që na kanë pirë gjakun e na shprazën shtëpitë. Mezi presim të bashkohemi me ju. Shyqyr Zotit që dikush u kujtua. Bravo. Veç përpara!” – thotë një komentues i emocionuar.