Dushi i parë i bebes… rregulla për prindërit e rinj!

Gati! Kërthiza është shëruar mirë, tani mund t’i bëni dushin e parë fëmijës tuaj! Por si t’ia dalësh pa pasur shumë ankth?

Ja disa rregulla:

1. Përgatisni gjithçka paraprakisht: zgjidhni vendin, mundësisht brenda tualetit. E mira është që banja të jetë pak e ngrohur, rreth 22 gradë C, për të shmangur një shok termik. Përgatisni një vaskë të vogël, enkas për beben prej plastike, ku ju mund të vendosni fëmijën, sapun, peshqir, pelena, veshje dhe krem. Çdo gjë duhet të jetë pranë jush, e përshtatshme për ta pasur situatën nën kontroll.

2. Kontrolloni temperaturën e ujit. Ajo e duhura është 37 gradë C. Ekzistojnë termometra komodë që ndihmojnë në përcaktimin e duhur. Me pak përvojë, nëna mund të kontrollojë temperaturën me bërrylin e saj.

3. Zhvisheni fëmijën dhe fshijini të ndenjurat me peshqir.

4. Futeni në ujë dhe mbështeteni njërën dorë poshtë qafës së bebit, midis shpinës dhe qafës së fëmijës, duke e lënë pjesën tjetër të trupit zhytur lirisht në ujë. Me dorën tjetër të lirë, shkumëzoni pak e nga pak trupin e foshnjës.

5. Mos u trembni nëse fëmija qan. Nëse temperatura e dhomës është e duhura dhe nuk është aspak freskët, nuk duhet të shqetësoheni. Herët e para është mirë të mos i bëni banjë të gjatë. 5 minuta është e mjaftueshme. Kujtoni që: nëse bebi percepton se jeni në ankth, do të reagojë me të qara dhe nervozitet.

6. Tharja: merrni një peshqir të butë pambuku dhe mbështilleni. Ka të tillë me kapuçë që ndihmojnë.

7. Plotësimi i pastërtisë: si të pastrosh veshët. Mos përdorni kunja pambuku. Mos e shtyni kurrë thellë. Mjafton vetëm pastrimi në pjesën e jashtme të veshit me një pecetë pambuku, pa nevojën e detergjenteve. Thjesht ujë ose ujë fiziologjik.

Çdo prind, gjyshe, teze, hallë apo kujdestare, di ndonjë “hile” për t’ia dalë situatave të vogla të paparashikueshme apo “vështirësive” në përditshmëri. Përvojat reale mund të jenë të dobishme për të tjerët në të njëjtën situatë.

SHPËRNDAJE