Dyshja shqiptare e Baselit, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Dyshja e Baselit, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti ndihmuan skuadrën e tyre në fitoren 2-1 përballë Thun.

Xhaka ishe fantastik në mesfushë, ashtu sikurse edhe Ajeti në fazën e sulmit, i cili shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores.

Ky ishte goli i dytë i Albian Ajetit prej rikthimit te Baseli, ndërsa në javët e para të këtij edicioni në Superligën zvicerane sulmuesi kishte realizuar edhe 3 gola në shtatë ndeshje me fanellën e St. Gallen.