“Mimamotchi” është aplikacioni më i ri i krijuar nga një grup shkenctarësh japonez. Ky aplikacion paralajmëron në telefonin tuaj me një alarm se ndodheni në zonë të rrezikshme ku kryhen krime seksuale.

Aplikacioni i njeh të gjitha rrugët dhe vendet ku më parë kanë ndodhur krime të ndryshme seksuale dhe paralajmëron se edhe ju në ato momente ndodheni në atë zonë.

“Mimamotchi” është krijuar për të mbrojtur gratë dhe të rejat nga sulmet seksuale të cilat ndodhin shpesh në Japoni.

Në momentin që personat e shkelin këtë zonë, ndezet një alarm ndërsa në hartë publikohen vija të kuqe që paralajmërojnë rrezikun.”Mimamotchi” poashtu ka në ekran mundësinë për të telefonuar falas policinë në moment.