Një gazetar nga Londra, Tim Burrows e kishte humbur kuletën e tij në një festival leximi në vitin 2003, dhe këtë javë ka marrë një mesazh nga njeriu që e kishte gjetur atë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai që e kishte gjetur kuletën i kishte thënë Timit se ai dhe shokët e tij e kishin gjetur kuletën e tij.

Dhe po sipas tij, ata me paratë e gjetura në kuletë, çdo vit kishin shpenzuar nga 10 funte për të blerë pije për lojën e quajtur ‘The Timothy Burrows Challenge’.

E Tim vendosi që të shpërndajë bisedën me njeriun që i kishte gjetur kuletën.

“U kontaktova nga një njeri që e gjeti portofolin tim në vitin 2003, mori 10 funte për të blerë pije dhe zhvilloi një konkurrencë të pijes për të më ‘nderuar’ mua”.