Në një muze të Gjerogjisë së fundi është dërguar një trung peme në të cilin është gjetur një qen i mumifkuar prej 20 vitesh.

Ky sipas ekspertëve është brenda pemës prej vitit 1980 dhe tani kafsha është vendosur në një muze në Gjeorgji, transmeton gazetametro.net

Ata besojnë se qeni ka qenë duke ndjekur një kafshë dhe është ngjitur rreth 10 metra në pemë, përpara se të bllokohej. Megjithatë është interesante për t’u zbuluar se si ka mundësi që qeni u mumifiku brenda pemës.

Drejtuesit e muzeut thonë se mumifikimi ka ndodhur nga një efekt kimik në trungun e pemës, ku era e kafshës së ngordhur e përzier me një lengë me aromë të pemës ka bërë insektet të  zhduken e në këtë mënyrë të mos e hanë qenin.