Sipas “Earthquake report”, ka mundur të ketë të lënduar dhe dëme materiale për shkak të thëllësisë së vogël në të cilën ka ndodhur tërmeti (dhjetë kilometra) dhe për shkak të afërsisë së kryeqytetit shqiptar

Tërmeti që ndodhi para pak orësh në Tiranë ka mundur të jetë i rrezikshëm, njfton “Earthquake report”, njëra prej sajtëve për përcjelljen e termeteve, transmeton gazetametro.net.

Përderi sa ende nuk kemi të dhëna për dëme eventuale në Tiranë, sipas “Earthquake report”, ka mundur të ketë të lënduar dhe dëme materiale për shkak të thëllësisë së vogël në të cilën ka ndodhur tërmeti (dhjetë kilometra) dhe për shkak të afërsisë së kryeqytetit shqiptar.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, ndrësa Radiotelevicioni i Malit të Zi njofton po ashtu se dridhja e tokës është ndjerë edhe atje.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara nga vendi i ngjarjes, të publikuara në “Earthquake report”, tërmeti është ndjerë në Budvë, Ulqin, Podgoricë e Sutomore, ku nuk ka pasur kurrfarë dëmesh.

Bëhet e ditur se tërmeti është ndjerë edhe në Shkup dhe se atje nuk ka pasur dëme./gazetametro.net