Dje pasdite i janë marrë kompetencat kryetarit të komunës së Gostivarit në pjesën e arsimit edhe atë në pjesën që i dedikohet emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme komunale, informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska.

Ajo duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se arsye për këtë është fakti që një kohë të gjatë nuk ka mundur të vendoset ligjshmëri në punë në pjesën e arsimit.

“Ky proces zgjati pak si gjatë në komunën e Gostivarit, me qëllim që të jepet shans të respektohet Ligji dhe të mos shkohet me masat më radikale. Në vendimin që është marrë, ndërsa sot tanimë është dërguar deri te komuna e Gostivarit, dhe do të publikohet publikisht që opinioni të mund ta shohë, janë përshkruar të gjithë hapat që janë ndërmarrë nga ana e Inspektoratit Arsimor Shtetëror, të gjithë vendimet që janë marrë nga ana e tyre me vërejtje dhe kryetari i komunës duhet t’i respektojë, por për fat të keq deri më sot kjo nuk është bërë”, tha Deskoska.

Shtoi se ekzistojnë edhe vendime të marra nga Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë me ç’rast shfuqizohen vendimet e sjella nga ana e kryetarit të komunës që, gjithashtu, nuk janë zbatuar.

“Nga shkresa e marrë nga ana e Inspektorati Arsimor Shtetëror me vërejtjen për të gjithë parregullsitë që janë bërë në procedurën për shkarkim të drejtorëve dhe për emërim të drejtorëve që janë jashtë procedurës, propozimin që  e morëm dhe  mundësia e vetme ligjore të cilën e kishim në dispozicion që të vendoset qeverisje e të drejtës dhe respektim i Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, ishte marrja e kompetencave në pjesën e shkarkimit dhe emërimit edhe kjo do të jetë në fuqi nëntë muaj”, shpjegoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës. /Fol/