Menduat se u martuan të gjithë VIP, prisni se edhe një e ka rendin Besnik Qaka po i jep fund beqarisë.

Burime brenda Rtv21 tregojnë se këngëtari i njohur i NRG Band, Besnik Qaka, ka vendosur që dashurinë e tij me Lola Begollin ta kurorëzojë në altar më 30 shtator.
Kështu, pas dasmës së madhe të Orinda Hutës e Turjan Hyskën, Besit e Xhensilës, Getoarit dhe Marinës vjen edhe dasma e Besnik Qakës.
Dasma e çiftit të ri nga Peja do të mbahet në hotel “Dukagjini”, në Pejë .
Rikujtojmë që Besniku u fejua me Lolën në gusht të këtij viti, përderisa lidhjen e tij publike e bëri pak muaj më herët.